Ambasadorja e Francës në Kosovë, Sh.S. Marie-Christine Butel mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

22 Janar 2022

Në vazhdën e vizitave të një pas njëshme të ambasadorëve në Kosovë, një ligjëratë për studentët e AAB-së, në temën “Politika e jashtme e Francës”, sot e zhvilloi ambasadorja e Francës në Kosovë, Sh.S. Marie-Christine Butel.

Ambasadorja u ka folur studentëve për historikun e shtet ndërtimit të Francës, revolucionin francez si dhe për politikën e jashtme franceze.

Në fund të kësaj ligjërate u zhvillua edhe një debat, ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj ambasadorja.

Share: