Arianit Maraj dhe Krenar Këpuska, pjesëmarrës në “2022 Balkans International Cybersecurity Fellowship”

24 Maj 2022

Profesorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Arianit Maraj dhe Krenar Këpuska, janë ndër 12 pjesëmarrësit nga vendet e Ballkanit në projektin “2022 Balkans International Cybersecurity Fellowship” që po zhvillohet në Lublanë të Sllovenisë. Ky projekt i organizuar nga CRDF Global dhe PURDUE University po zhvillohet me mbështetjen e “US Department of State”. 

Suksesin dhe përvojën e tyre profesorët do e ndajnë bashkë me studentët e këtij fakulteti pasi të kthehen nga atje duke i informuar mbi temën të cilën e zhvillon projekti.

Share: