Profesori i Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB Aleksandar Takovski, ka botuar artikullin e tij të fundit në revistën prestigjoze dhe me ndikim ndërkombëtar “Journal of Sociolinguistics”.
Kjo revistë ndër vite ka mbledhur botime nga emra të njohur botëror të sociolinguistikës dhe linguistikës.
Artikulli analizon fuqinë formuese të tregimeve të gjyshërve të Luftës së Dytë Botërore te nipërit dhe mbesat e tyre për historinë e shtetit, kombin dhe identitetin.
Takovski është mbështetur në teorinë narrative të pozicionimit për të analizuar praktikat e pozicionimit të treguesve të sotëm të historive, nipërve të pjesëmarrësve të Luftës së Dytë Botërore. Nëpërmjet kësaj metode të narrativës, ata riprodhojnë në mënyrë interaktive ndjenjën e tyre të identitetit kombëtar.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: https://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/josl.12605