Asoc. Prof. Dr. Besime Ziberi nga Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, Folëse Kryesore në Kongresin Ndërkombëtar të Tretë mbi Financat, Ekonominë dhe Politikat e Qëndrueshme.

26 Shtator 2024

Profesoresha e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB ishte folësja kryesore në kongresin ndërkombëtar “III International Congress on Finance, Economy and Sustainable Policies” në Tiranë. Gjatë fjalimit të saj, ajo trajtoi temën “Investimet e Gjelbra: Strategjitë dhe Avancimet në Financë për të adresuar Ndryshimet Klimatike” (anglisht: “Green Investments: Strategies and Advancements in Finance to Address Climate Change”).

Ajo e filloi fjalimin e saj me një privilegj të madh, duke theksuar se është pjesë e një familjeje të madhe të ekselencës akademike të Kolegjit AAB, si dhe pozitat e tij si institucioni më i madh jopublik në Kosovë dhe në rajon. Ajo e përshkroi Kolegjin AAB si një qendër ekselence në mësimdhënie, duke e fokusuar përkushtimin e tij në cilësinë e edukimit dhe zhvillimin e kompetencave praktike të studentëve. Infrastruktura moderne dhe teknologjitë e avancuara të përdorura në procesin e mësimdhënies ofrojnë një ambient të përshtatshëm për të nxitur kreativitetin dhe inovacionin.

Përveç kësaj, ajo shtoi se Kolegji AAB i kushton një rëndësi të veçantë hulumtimeve shkencore, duke e nxitur bashkëpunimin me institucione vendase dhe ndërkombëtare. Rangimi në vendin e parë në Webometrics dëshmon për angazhimin e tij në krijimin e njohurive të reja dhe kontributin në zhvillimin e politikave të qëndrueshme.

Profesoresha shpjegoi gjithashtu konceptet e ekonomisë dhe financave të gjelbra, strategjitë për zhvillimin e investimeve të gjelbra dhe sfidat që paraqesin ndryshimet klimatike, të cilat kërkojnë një transformim të qëndrueshëm. Ajo e theksoi rëndësinë e mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces. Ajo përmendi se, megjithëse rajoni ka potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm, sfidat si mungesa e kornizave ligjore dhe barrierat financiare e bëjnë këtë kalim më të vështirë.

Përfundimisht, ajo sugjeroi se është thelbësore të punohet për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit dhe sektorit privat për të promovuar financat e gjelbra, duke siguruar që të ardhmen e ekonomive tona ta bazojmë në parimet e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ajo e përfundoi fjalimin e saj duke cituar Peter Drucker: ‘The best way to predict the future is to create it,’ duke nënkuptuar rëndësinë e iniciativës dhe krijimtarisë në formësimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Share: