Pas diplomimit në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, studenti Bahri Gashi punësohet si infermier i përgjithshëm

11 Gusht 2025
Bahri Gashi

Bahri Gashi përfundoi studimet Bachelor në Infermieri për të vazhduar më pas në Master në Menaxhment Shëndetësor.
Ai gjatë kësaj periudhe krijoi eksperiencë të pasur dhe profesionale, që ndikoi dukshëm në zhvillimin e tij si profesionist i përkushtuar.
Ligjëratat, mbështetja e vazhdueshme nga stafi akademik dhe mundësitë praktike, i dhanë atij aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme në sektorin e shëndetësisë.
Sot, Bahri Gashi punon si infermier i përgjithshëm në QKMF – Prishtinë, ndërsa rekomandon Kolegjin AAB për të gjithë të rinjtë që kërkojnë përgatitje të mirëfilltë për karrierën e tyre.

Për Bahriun, AAB nuk ishte vetëm një institucion arsimor, por një hap vendimtar drejt suksesit të tij!

Share: