Besart Kryeziu, një shembull i ri i lidershipit që buron falë arsimit cilësor dhe përkushtimit

6 Gusht 2025
Besart Kryeziu

Besart Kryeziu është një shembull frymëzues i gjeneratës së re të liderëve që po formësojnë të ardhmen e biznesit në Kosovë.

I diplomuar në nivel Bachelor dhe tashmë student në nivel Master në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB, ai ka ndërtuar një karrierë si menaxher dhe drejtues financiar në industrinë e pllakave të qeramikës dhe porcelanit.

Falë përkushtimit dhe njohurive të fituara gjatë studimeve, Besarti ka zhvilluar aftësi të avancuara në menaxhim strategjik, planifikim financiar dhe vendimmarrje sipërmarrëse, të cilat i ka shndërruar në një biznes të suksesshëm dhe konkurrues.

“Kolegji AAB nuk më dha vetëm dije teorike, por më mësoi të mendoj si lider. Falë mentorimit nga profesionistë të fushës, formësova qasjen time strategjike ndaj biznesit”, thotë Besarti ndër të tjera.

Share: