Ceritifikohen pjesëmarrësit e trajnimit mbi përdorimin e aplikacioneve MS Office të avancuar

28 Shkurt 2023
Training participants on the use of advanced MS Office applications are certified

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija, ka certifikuar pjesëmarrësit në trajnimin falas mbi përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office, MS Word dhe MS Excel i avancuar. Këto trajnime ishin të organizuara nga Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Studentët thanë se janë ndarë të kënaqur për mësimet që morën në këto trajnime, duke shpresuar në organizime të ngjashme edhe në të ardhmen.

“Ndjehem e privilegjuar që isha pjesë e këtij trajnimi për Microsoft Office, pasi mësova shumë gjëra të reja të cilat mendoj se i duhen çdo studenti. Qendra për Karrierë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike kanë ofruar një mundësi ideale përmes këtij trajnimi”, u shpreh Fatjona Geci si pjesëmarrëse në këtë trajnim.

Për katër javë me radhë, pjesëmarrësit mësuan nga trajnerët që janë studentë të Kolegjit AAB, Engjëll Limani, Valmir Marolli dhe Haxhi Bekaj, se si të përdoren Microsoft Office, MS Word dhe MS Excel i avancuar.

Share: