Certifikohen studentët pjesëmarrës në projektin “Ndryshimi i mentalitetit për aftësitë e kufizuara përmes sportit”

15 Mars 2023
The students participating in the project "Changing the mentality for disabilities through sports" are certified.

Janë certifikuar studentët e Kolegjit AAB, që morën pjesë në trajnimin 6 javor si kuadër e projektit “Ndryshimi i mentalitetit për aftësitë e kufizuara përmes sportit”.

Qëllimi i këtij projekti ishte vetëdijësimi i studentëve për punën me personat me aftësi të kufizuara, duke ndryshuar mentalitetin përmes lojës, aplikimin e disa metodave praktike se si të punohet me fëmijë me aftësi të kufizuara, njohuri rreth dëmtimeve, llojeve të dëmtimeve etj. Në këtë projekt morën pjesë 13 studentë nga tre fakultete të Kolegjit AAB: Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Psikologjisë.

Projekti është udhëhequr nga koordinatorja Gentjana Paçarizi ish studente e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, e certifikuar nga Play International, ndërsa u mbikëqyr nga dekani i këtij fakultetit Fatmir Pireva. Projekti është financuar nga Zyra e Projekteve në Kolegjin AAB.

Share: