Cila është mënyra më e mirë për ta mësuar gjuhën angleze, përmes studimit apo përvetësimit?

22 Maj 2021

Në kuadër të aktiviteteve të njëpasnjëshme të Klubit të Debatit të studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze, debati i mbajtur së fundi shtjelloi temën e të nxënit të gjuhës angleze.

Në këtë aktivitet debutues morën pjesë dy ekipe studentësh “Debatuesit” dhe “Shkencëtarët”, ndërsa në cilësinë e jurisë vlerësuese ishin profesorët Xhavit Rexhaj, Mirvan Xhemajli, Hysen Kasumi dhe dekanja Aida Alla.

Pjesëmarrësit debatuan dhe dhanë gjykimet e tyre mbi tema të ndryshme sa i përkët kësaj çështjeje, si: A mund të mësohet gramatika e një gjuhe përmes përvetësimit? Si ka mundësi që fëmijët të mësojnë gjuhën e nënës pa pasur nevojë për mbështetje në libra? Cila është mënyra më efektive dhe e shpejtë për të mësuar gjuhën angleze?, etj..

Debati zgjati 90 minuta, ndërsa në fund juria dha komentet dhe vlerësimet e tyre duke e cilësuar ekipin pohues si “Debatuesit” për aftësinë e tyre për të debatuar, dhe ekipin mohues si “ Shkencëtarët” për faktin se përdorën shumë referenca dhe të dhëna statistikore për t’ i mbështetur argumentet e tyre.

Në fund juria vendosi për një rezultat të barabartë në mes skuadrave.

Share: