Çmimi kryesor i festivalit “Prishtina International Theater Festival”, përfundoi në duart e Ylber Bardhit dhe Adrian Morinës

5 Dhjetor 2018

Prishtinë, 5 dhjetor 2018

Festivali ndërkombëtar i teatrove, i vetmi në Kosovë “Prishtina International Theater Festival”, me suksese të shumta përmbylli edicionin e tij të dytë, festival ky që për shtatë ditë ishte edhe epiqendra e kulturës në kryeqytet. 

Në mbrëmjen finale të ceremonisë solemne të ndarjes së çmimeve, gara për fituesin kryesor dhe shfaqjen më të mirë nga të trija juritë u cilësua si shumë e ngushtë, kjo sepse sipas tyre shfaqjet pjesëmarrëse në festivalin PITF2018 ishin mjaft të forta.

Drejtori i festivalit PITF 2018, Ilir Tafa dhe drejtoresha artistike, Burbuqe Berisha, edicionin e sivjetmë e cilësuan mjaft konkurrues. Ata u shprehën të lumtur që edhe edicioni i dytë shtatëditor u përmbyll me një pjesëmarrje masive deri në kurorërzimin e natës finale.

“Së pari dua të ju falenderoj për dashurinë që na keni dhënë gjatë këtyre shtatë ditëve si shikues, si dhe miq të teatrit. Pa ju ky festival nuk do të ekzistonte. Ju faleminderit të gjitha trupave të teatrit që kanë besuar që ky festival është i denjë për pjesëmarrje, që kanë marrur rrugën drejt nesh, faleminderit që nuk hezituat asnjë moment të shijoni çdo aktivitet që ky festival ka ofruar” tha drejtoresha artistike e festivalit Burbuqe Berisha.

Edicioni i sivjetmë ka shënuar gjithsej shtatë shfaqja nga vendi, rajoni dhe bota, shfaqje këto të gjitha në programin garues. Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2018, çmimin për aktorin më të mirë në rolin kryesor e gëzuan aktorët e shfaqjes nga Kosova “Holly Shit”, Ylber Bardhi dhe Adrian Morina.

Në natën finale të dorëzimit të cmimit, Morina tregoi se ky festival është pikërisht ajo se çfarë i ka munguar Prishtinës tash e një kohë. Ai gjithashtu falënderoi juritë që shfaqjen e tyre e cilësuan si të denjë për çmimin kryesor të festivalit. Ndërsa, festivalit i uroi jetë të gjatë.

“Faleminderit për çmimin, faleminderit festivalit, ky është edicioni i dytë, unë do të doja që të luaja edhe në edicionin e njezetë të këtij festivali, duke i uruar jetë të gjatë, meqenëse në kryeqytet nuk ka festival të tillë. Kjo shfaqje ka festuar edhe çmime të tjera, por, unë dua ta veçoj këtë çmim sonte këtu, jo për shkak të miqësisë që kemi me teatrin AAB, ku kemi pasur fat dhe kemi punuar shumë. Ky festival, ky teatër këtu mban një emër shumë të madh të profesorit të ndjerë Faruk Begolli, ku edhe kisha fat të isha student i tij, dua ta falenderoj përzemërsisht profesorin tonë të ndjerë që ka dhënë shumë për ne dhe teatrin”, u shpreh Morina.

Gjatë natës së mbrëmshme PITF 2018, ndau edhe trofe të tjerë fitues të shfaqjeve pjesëmarrëse.

Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2018)

Ceremoninë finale të “Prishtina International Theater Festival”,
mund ta shikoni edhe në videon  më poshtë: https://www.facebook.com/AAB.edu/videos/575134582945898/

Share: