Evropianizimi, Orientimi Perëndimor dhe Ndërtimi i Identitetit në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë: 23.10.2021 - 23.10.2021

Edicioni i dytë

Tipi: Konferenca ndërkombëtare virtuale shkencore

KOLEGJI AAB

në bashkëpunim me:

  • Center for European Union, Transatlantic and Trans-European Space Studies (CEUTTSS)
  • International Business College – Mitrovica (IBCM) 
  • Instituti Shqiptar i Sociologjisë 
  • Universiteti Aleksander Moisiu, Durrës
  • Instituti i Studimeve Edukative, Universiteti Pedagogjik i Krakovës, Poloni
  • Universiteti Shën Kliment Ohridski, Fakulteti i Edukimit
  • Universiteti i Bolonjes, Departamenti i Arteve

 

Proceset e lidhura me evropianizimin e Ballkanit perëndimor shpeshherë kuptohen në aspektin e ndryshimeve post-socialiste, politike, ekonomike dhe shoqërore të rajonit të cilat kanë ndodhur si rezultat i shpërbërjes së Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ:1945-1991). Gjatë ekzistencës së tij, politikat e ndërtimit të identitetit të një shteti socialist bazoheshin në filozofinë e vëllazërim – bashkim. Ky parim ideologjik u formulua si baza themelore e politikave tolerante ndëretnike të Jugosllavisë. Siç shpjegon Detrez (1996,1999,2019), kjo filozofi kultivoi bashkë-ekzistencën e një identiteti dualist në përputhje me shtetin gjithëpërfshirës socialist nga njëra anë (nocioni bashkim) duke ruajtur kështu besnikërinë ndaj një komuniteti të veçantë etno-nacional nga ana tjetër (nocioni vëllazërim). Forcat nacionaliste të cilat u shfaqën dhunshëm në vitet 1980 i dhanë fund një ekuilibri delikat qytetaro-etnik të një bashkësie të dalluar të Jugosllavisë dhe dhanë kontribut në shpërbërjen e bashkimit Jugosllav bazuar në kauzën thelbësore të socializmit. Pas kësaj ndodhie, përpjekjet për ndërtimin e kombit nga vendet të cilat kishin mbetur nga shteti Jugosllav, ishin premtuese sa i përket procesit të evropianizimit, orientimit perëndimor dhe pranimit në Bashkimin Evropian. Në një mënyrë të ngjashme, fundi i sundimit komunist në Shqipëri hapi kufijtë dhe rrugën për një evropianizim të mëtutjeshëm.

Kjo konferencë i kushton vëmendje të veçantë ndërtimit të kryqëzimit shtet-komb dhe aspiratave për një integrim më të thellë Evropian. Dinamika post-socialiste e rindërtimit të shtetit ka qenë e theksuar në Ballkan, shpesh duke paraqitur lëkundje mes ideologjive thellësisht të rrënjosura kombëtare dhe trendeve integruese Evropiane (Kolsto,2014). Andaj, çështjet e evropianizimit, orientimit perëndimor dhe ndërtimit të identitetit do të shqyrtohen nga një perspektivë e gjerë e cila përfshinë njohuritë shkencore të studiuesve nga fusha të ndryshme akademike dhe shkencore. Në këtë drejtim, transformimi post-socialist i Juglindjes mund të jetë i lidhur ngushtë me fushat e ekonomisë të cilat i japin një vëmendje të veçantë luftës për rritjen ekonomike dhe privatizimit në sferën post-socialiste. Po kështu, politikëbërja dhe administrata qeveritare si fusha të kërkimit akademik janë të ngulitura në nocionet Evropiane të ndërtimit të identitetit. Ideologjia gjuhësore, politika dhe praktika mund të diskutohen në mënyrë të ngjashme në kontekstin evropian të përfshirjes qytetare (Demaj,2019). Një fushë tjetër e hulumtimit përfshinë arkitekturën dhe artet. Fokusi mund të përqendrohet në shqyrtimin se si instanca të ndryshme qeveritare janë përpjekur të ndryshojnë hapësira urbane, publike dhe kulturore nga natyra e stilit socialist i cili lidhet me të kaluarën e tyre Jugosllave. Përpjekjet për të modernizuar imazhin nacional të rajonit duke renovuar peisazhet e qytetit me ndërtesa moderne dhe objekte kulturore është gjithashtu një temë me interes e cila mund të shqyrtohet nga një këndvështrim arkitektonik. Disiplinat e shkencave sociale, shkencave humane dhe psikologjia mund të sjellin njohuri të vlefshme kërkimore në fushat përkatëse, relevante me harmoninë ndëretnike, gjithëpërfshirjen dhe diversitetin si dhe përfshirjes dhe diversitetit si premisa për evropianizimin e jetës qytetare.

 

Referencat

Detrez, R. (1996). De sloop van joegoslavie. Relaas van een boedelscheiding. Antwerpen: Hadewijch Antwerpen-Baarn, BRTN-VAR.

Detrez, R. (1999). Kosovo. De uitgestelde oorlog. Antwerpen: Uitgeverij Houtekiet.

Kolsto, P. (2014). Strategies of symbolic ntaion-building in South Eastern Europe. Surrey, England: Ashgate Publishing Limited.

 


AGENDA 23 Tetor 2021 – 23 October 2021

 

TEMAT KRYESORE PËRFSHIJNË POR NUK KUFIZOHEN VETËM NË

  • Sociologji dhe Shkenca Politike
  • Qeverisje, Marrëdhëniet Ndërkombëtare
  • Administratë publike
  • Ekonomi
  • Gjuhë dhe identitet
  • Media dhe Komunikim
  • Studime Kulturore
  • Studime Urbanistike
  • Arkitektura dhe Artet
  • Turizmi

INFORMACIONE KRYESORE

Pagesa e regjistrimit: FALAS 

Mënyra e pjesëmarrjes: Online (Zoom dhe Google meet)
Kohëzgjatja e prezantimit: 15 min. (Mund të përdorni PowerPoint)

Lloji i pjesëmarrjes:

Individual: dërgim i abstraktit 200-250 fjalë në emailin: [email protected]

Grupor: Propozuesi i panelit duhet të dërgojë emrin e tij si drejtues i panelit bashkë me 5-6 abstrakte të pjesëmarrësve që ai i gjen dhe e dërgon panelin e propozuar për miratim në Komiteti shkencor, në emailin: [email protected]

Publikime:

Book of Abstracts;
Audio-video regjistrim i panelit
Book of Proceedings.

Punimet e përzgjedhura (4-7 mijë fjalë) do të publikohen në revistën Thesis pas recensimit sipas kritereve të revistës https://thesis-journal.net/indexed/

DATA KRYESORE

Dërgimi i abstrakteve individuale: 24 Shtator 2021
Dërgimi i panelit (me 5-6 abstrakte): 10 Shtator 2021
Përgjigjet për miratimin e abstrakteve/panelit: 30 Shtator 2021
Konferenca: 23 Tetor 2021
Dërgimi i punimeve të plota për Proceedings/Revistë: 30 Nëntor 2021

FOLËS KRYESORË

Prof. Emeritus Raymond Detrez, Universiteti Ghent (Belgjikë)

Raymond Detrez studioi gjuhë dhe histori të Evropës Lindore në Universitetin e Ghent, Belgjikë (1967-1971) dhe gjuhë Bullgare dhe histori dhe letërsi të shekullit të 19-të në Universitetin e Sofjes, Bullgari (1972). Në 1986, ai doktoroi nga Universiteti i Ghent. Deri në pensionimin e tij në 2013, ai ishte profesor i historisë së Ballkanit në Universitetin Katolik të Leuven (që nga viti 1990) dhe profesor i historisë kulturore të Evropës Lindore në Universitetin e Ghent (që nga viti 1997). Nga 2000 deri në 2013, ai ishte drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gentit të cilën ai e themeloi. Në vitet 1990, ai botoi gjerësisht mbi konfliktet etnike dhe nacionalizmin në Jugosllavi. Hulumtimi i tij aktual përqendrohet në aspektet e identiteteve të grupeve parakombëtare dhe kombëtare në Ballkan në shekujt XVIII dhe fillimi i shekujve XIX.

Lista e plotë e botimeve në https://biblio.ugent.be/publication?q=%22Raymond+Detrez%22

 

Prof. dr. Pål Kolstø, Universiteti i Oslos (Norvegji)

Pål Kolstø, Dr. Philos., Profesor i Studimeve Ruse dhe Post-Sovjetike në Universitetin e Oslos. Prof. Kolstø specializohet në marrëdhëniet etnike, ndërtimin e kombit dhe nacionalizmin në Rusi, republikat e tjera ish-Sovjetike dhe Ballkanin Perëndimor. Ai është autor / redaktor i nëntë librave në gjuhën angleze për këto tema, përfshirë Ndërtimi i kombit në Rusi dhe shtetet Post-Sovjetike (2000), dhe Ndërtimi i kombit dhe vlerat e përbashkëta në Rusi (me Helge Blakkisrud, 2004). Vëllimet e tij të fundit të redaktuar janë Nacionalizmi i ri Rus: imperializmi, etnia, autoritarizmi, 2000-2015 (me Helge Blakkisrud), Edinburgh University Press, (2016) dhe Rusia para dhe pas Krimesë: nacionalizmi dhe identiteti, 2010-17 (me Helge) Blakkisrud), Edinburgh University Press, (2018). Ai ka kontribuar me artikuj të shumtë në revista të tilla si Kombet dhe Nacionalizmi, Studime Etnike dhe Raciale dhe Slavic Review.

Lista e plotë e botimeve në

 

Prof. Dr. Besnik Pula, Virginia Tech (SHBA)

Interesat kryesore të Prof. Pula qëndrojnë në ekonominë krahasuese politike të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Libri i tij, Globalizimi Nën dhe Pas Socializmit (2018) shqyrton historinë e prodhimit transnacional nën socializëm dhe rolin e tij në krijimin e ekonomive bashkëkohore të globalizuara në shtetet postkomuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kërkimi i tij aktual është përqendruar në analizën në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke shqyrtuar në veçanti marrëdhëniet midis specializimit ekonomik ndërkombëtar, tregjeve të punës dhe reformës arsimore. Përveç këtij studimi, Prof. Pula ka interes të vazhdueshëm në teoritë kritike dhe institucionaliste të ekonomisë politike, metodologjitë cilësore dhe krahasuese dhe teorinë shoqërore dhe politike. Të fokusuara në studimin e analizave makro-institucionale dhe ndryshimeve shoqërore dhe kulturore, kontributet e Prof. Pula përfshijnë punë në sociologjinë historike të formimit të shtetit në Evropën Juglindore. Ai ka kontribuar në revista të shumta dhe ka marrë shumë çmime nga Seksioni Krahasues dhe Historik i Shoqatës Amerikane të Sociologjisë.

Lista e plotë e botimeve në https://liberalarts.vt.edu/departments-and-schools/department-of-political-science/faculty/besnik-pula.html

 

Dr. Inés Aquilué Junyent

Inés Aquilué është arkitekte dhe planifikuese urbane. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Politeknik të Katalonjës (UPC), në fushën e urbanizmit, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Universitetin Politeknik të Madridit (UPM), në fushën e studimeve urbane. Ajo  është profesoreshë në Departamentin e Planifikimit Urban dhe Rajonal të Universitetit Politeknik të Katalonjës. 

Një pjesë të madhe të kërkimeve të saj lidhen me proceset e ndërlikuara që janë realizuar në qytete dhe vendbanime me situata të pasigurisë së lartë, si dhe në të analizuarit e efekteve të paraqitura në strukturat e tyre si pjesë e evolucionit të sistemeve urbane. 

Interesimi i saj për proceset e njëpasnjëshme krijon një urë lidhëse midis kompleksitetit dhe urbanizmit me qëllim të ofimit të një tërësi kuptimore sistemeve hapësinore, me qëllim të analizimit, hartimit dhe projektimit të qytetit, territorit dhe vendbanimeve natyrore përmes një qasjeje jo-përcaktuese. Moderniteti, veçantia dhe rëndësia e punës së saj e kanë lejuar atë që të krijojë metodat e saj të të analizuarit që aplikohen në qytete me diversitet siç janë: Amsterdami, Barcelona, Bejruti, Maputo, Medellini dhe Sarajeva. Dr. Aquilué ka një karrierë të bujshme kërkimore, duke përfshirë këtu punime të ndryshme shkencore, të publikuara në revista të specializuara me impakt të lartë, si Cities, INVI dhe Scripta Nova, libri “Qyteti dhe pasiguria” dhe përmbledhje të ndryshme me rëndësi ndërkombëtare.

 

Punimet e fundit:

Aquilué Junyent, I. y Ruiz Sánchez, J. (2021): “Ciudad, complejidad y cambio: fundamentos para el análisis de la incertidumbre en sistemas urbanos”, Revista INVI, 36 (101). ISSN: 0718-1299.

Aquilué Junyent, I. (2021) Ciudad e incertidumbre: Sistemas urbanos a la luz del miedo, la violencia y la seguridad. Madrid: Ediciones Asimétricas; Barcelona: Iniciativa digital Politécnica. ISBN: 978-84-17905-75-0

Aquilué, I.; Caicedo, A.; Moreno, J.; Estrada, M.; Pagès, L. (2021) “A Methodology for Assessing the Impact of Living Labs on Urban Design”, Sustainability, 13 (8), 4562, ISSN: 2071-1050.

Aquilué Junyent, I. y Roca Blanch, E. (2019). “Bijlmermeer, cambio e hibridación en la ciudad del futuro”, ZARCH Journal of interdisciplinary studies in Architecture and Urbanism, 12, pp. 210-223, ISSN: 2341-0531

Aquilué Junyent, I. [Ed.]. (2018) Resiliencia frente a violencia: Construcción de futuros en Pinares de Oriente, Medellín. Barcelona: Inciativa Digital Politècnica. ISBN: 978-84-9880-713-4.

Roca Blanch, E.; Aquilué Junyent, I.; Gomes, Renata [Eds.]. (2018). Caminando la ciudad. Barcelona como experiencia urbana. Barcelona: Publicacions i Edicions de la Universitat de Barcelona. ISBN: 978-84-9168-040-6.

Gomes, R.; Aquilué Junyent, I.; Roca Blanch, E. (2017) “Cuerpo, espacio y el dibujo arquitectónico”, ACE: Architecture, City and Environment, 12 (34), pp. 205-218, ISSN: 1886-4805.

Aquilué Junyent, I.; Roca Blanch, E. (2016)” Urban development after the Bosnian War: The division of Sarajevo’s territory and the construction of East Sarajevo”, Cities, 58, pp. 152-163, ISSN: 0264-2751.

KOMISIONI SHKENCOR

  • Prof. Asst. Dr. Lulzim Tafa – Kolegji AAB, Kosovë
  • Dr. Bujar Demjaha – Kolegji AAB, Kosovë
  • Prof. Assoc. Dr. Besnik Pula, Virginia Tech, SHBA
  • Prof. Dr. Ozan Gülhan, Universiteti Ostim, Turqi
  • Prof. Dr. Leke Sokoli, instituti i Sociologjisë, Shqipëri
  • Prof. Dr. Artan Nimani, Universiteti i Gjakovës, Kosovë
  • Prof. Dr. Behxhet Shala, Universiteti i Mitrovicës, Kosovë
  • Prof. Dr. Hysen Sogojeva, Universiteti I Shkencave te Aplikuar, Kosovë
  • Prof. Dr. Griselda Abazaj, Universiteti Aleksander Moisiu, Durrës
  • Prof. Asst. Dr. Venera Llunji, Kolegji AAB, Kosovë
  • Prof. Asst. Dr. Shemsedin Vehapi – Kolegji AAB
  • Dr. Uranela Demaj – Kolegji AAB, Kosovë
  • Prof. UP Dr hab. Andrzej Ryk
  • Dr Inż. Łukasz Tomczyk
  • Dr. Dobri Petrovski

KOMISIONI ORGANIZUES

  • Dr.Uranela Demaj
  • Prof. Asst. Dr. Venera Llunji
  • Prof. Asst. Dr.Aida Alla
  • Prof. Ass. Dr. Gazmend Abrashi
  • Prof. Asst. Dr.Hysen Kasumi
  • Prof. Asst. Dr.Naim Telaku
  • Prof. Asst. Dr.Petrit Bushi
  • Prof. Asst. Dr.Veton Vula
  • Prof. Asst. Dr.Medain Hashani
  • Z. Fitim Aliu