Gjuhësi, letërsi dhe kulturë

Prishtinë: 18.06.2016 - 18.06.2016

Tipi: Konferencën Ndërkombëtare

Organizator:

Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), English Language Teachers Association (ELTA), dhe Kosova English Teachers Network (KETNET).

Kjo konferencë synon të shërbejë si një vendtakim për studiuesit dhe gjuhëtarët shqiptarë dhe të huaj në mënyrë që ata të prezantojnë studimet dhe hulumtimet e tyre; të shkëmbejnë përvojat e tyre akademike dhe hulumtuese; si dhe të krijojnë mundësi bashkëpunimi për projekte të reja shkencore në të ardhmen.

Shtyllat kryesore në të cilën konferenca do të bazohet janë: gjuhësia, letërsia angleze dhe amerikane, metodologjia e mësimdhënies, inovacionet në të mësuarit e gjuhës angleze dhe studimeve ndërkulturore.

Meqenëse viti 2016 shënon 400 vjetorin e vdekjes së Shakespeare-it, sesioni plenar do të hapet me veprat e tij me anë të kumtesave të prezantuara nga studiues të shquar të letersisë Shekspiriane për të vazhduar më tej me kumtesat në gjuhësi dhe metodologji.