Informimi, media dhe e vërteta në epokën e pas së vërtetës dhe intelegjencës artificiale

Prishtinë: 14.06.2024 - 14.06.2024

Organizatorë:
Fakulteti i Komunikimit Masiv, Kolegji AAB, Prishtinë
Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, FHF, Universiteti i Tiranës
Communication Institute of Greece

Tipi: Konferencë ndërkombëtare (online) për media, komunikime dhe marrëdhënie publike

Publiku i sotëm jo vetëm që ka emigruar online, por është vendosur në shoqërinë e platformave (van Dijck et al., 2018). Aty është vendosur dhe politika, marketingu, gazetaria, marrëdhëniet publike, por edhe ekstremistët e terroristët. Shumëçka ka ndryshuar për jetën e njeriut, por edhe komunikimet e qeverisë me publikun ka ndryshuar (Strömbäck, 2008).

Këto ndryshime i japin qytetarit komoditet të angazhohet edhe me aktorë politikë e media, por aty janë edhe politikanët të cilët konkurrojnë online për vëmendjen dhe besueshmërinë e tyre (Vaccari & Valeriani, 2021). Aty janë edhe praktikuesit e marrëdhënieve me publikun me mesazhet e tyre strategjike, është edhe feja dhe klerikët, aty janë edhe individët që kurojnë përditshëm brendin personal. Aty janë për publicitet, për t’u dëgjuar zëri i tyre, herë i zhurmshëm, herë pozitiv e herë negativ. Aty është mjekësia, shkenca, muzika, identiteti, shëndeti, lufta, performanca, marrëdhëniet intime, konsumi, kujtesa dhe shumë të tjera (Deacon & Stanyer, 2014). E veçanta është se gjithkush ka mundësi t’i drejtohet gjithkujt në një publik milionësh e miliadrësh.

Por, në këtë situatë mediatizimi të gjithçkaje (Hepp, 2013; Hjarvard, 2013), bien edhe pretendimet racionale të bazuara në fakte, ndërsa gënjeshtra apo edhe e vërteta mund të arrijë një audiencë të paimagjinueshme më parë (Waisbord, 2018). Gazetarët kanë humbur monopolin e informacionit, ndërsa politika për shkak të mediave sociale dhe mediave alternative (Strömbäck, 2023; Waisbord, 2022), edhe nuk lodhet shumë për mediat. Përgjegjësia kryesore e medias që të “shpërndajë informacione të vërtetë për të mbajtur publikun e informuar” (Tandoc et al., 2022, f. 2), sot gjithnjë e më shumë shkon drejt shpërndarjes së informacioneve dhe produkteve të pëlqyeshme për publikun, shpesh në dëm të cilësisë së informacionit (Martin, 2021). E vërteta është zëvendësuar me besueshmërinë (Boorstin, 1961, 2012), ndërsa retorika populiste e pas së vërtetës (post-truth) ka prekur elitën, e cila frustron atë dhe e dëmton demokracinë (Waisbord, 2018). Ekspertët dhe elita hezitojnë gjithnjë e më shumë të angazhohen në mënyrë aktive dhe publike për t’iu kundërvënë populistëve demagogjikë, ku kemi një “përmbajtje hiperpartizane” online (Ferrara et al. 2020) e cila ka sjellë censurën e turmave të realizuar online (Waisbord, 2023) dhe ku i padituri flet në pozita të barabarta me një nobelist (Eco, 2015). Populistët demagogë nga njëra anë dhe ekspertët elitarë nga ana tjetër, besojnë se realiteti është më ndryshe nga ajo që besojnë shumica e popullsisë (Fuller, 2018), ndërsa në demokracinë e facebook-ut (Marichal, 2012) rritet shqetësimi i arkitekturës së vetë demokracisë, e të cilën disa e quajnë edhe demokraci të pas së vërtetës (Chambers, 2021). Njerëzit në këtë demokraci më shumë u përgjigjen ndjenjave dhe besimeve, sesa fakteve e argumenteve (d’Ancona, 2017).

Por, intelegjienca artificiale (AI) ende ka probleme me ndjenjat. AI si dobi dhe sfidë në të njëjtën kohë, tashmë gjen përdorim edhe në media,  marrëdhënie publike e komunikim politik. Shumë studime kërkojnë vëmendje më të madhe ndaj dinamikës sociale, kulturore dhe etike të AI (Logan & Waymer, 2024):, sepse ajo mund të përdoret për të theksuar dhe kuptuar pabarazitë që ekzistojnë në mjediset shoqërore dhe të vendit të punës (Chauhan & Kshetri, 2022).

Ndërkaq, në këtë mjedis ku rreth 5 miliard njerëz janë online me hiperhistoritë e tyre (Floridi, 2014), beteja është për vëmendje e jo hapësirë mediatike, sepse media i mundësonte Zelenskyt që duke qenë fizikisht në frontin e luftës, të futej në asambletë e demokracive perëndimore duke kërkuar mbrojtjenm e vlerave universale (Saliu, 2023). Dhimbja ndërkaq, atje ku lufta vret fëmijë, nxit protesta studentësh në Europë e ShBA sepse mediat sociale tashmë kanë bërë glokalizmin.

Prandaj qëllimi i kësaj konference është të bëjë bashkë profesionistët e fushës së gazetarisë, marrëdhënieve publike, shkencave politike, marketingut, komunikimit fetar etj., që të elaborojnë këto transformime të sotme, duke dërguar abstrakt me 150-200 fjalë që lidhet me dukuritë e përshkruara si dhe për tematikat e mëposhtme, por jo vetëm:

  • Censura e sotme online (Mob censorship)
  • Demokracia e mediave sociale
  • Mediatizimi i jetës së përditshme
  • Marketingu politik në epokën e rrjetizimit
  • Marrëdhëniet publike në epokën digjitale
  • Edukim mediatik: konsumi dhe dieta mediatike
  • Hapësira publike online, infosfera
  • Propaganda dhe fake news (në kohë paqeje apo edhe lufte)
  • Media dhe e vërteta në epokën e fake news
  • Populizmi në epokën e mediave sociale
  • TV si pasqyrë narciste e politikanëve
  • Mediat sociale si hapësirë publike virtuale dhe e krijimit të brendit personal
  • Shikimi nga publiku: kur publiku do banalitet
  • TikTok-u dhe Meme-t
  • Gjuha e urrejtjes online
  • Kur televizionet fshehin duke treguar
  • Soft power, marrëdhëniet publike ndërkombëtare dhe diplomacia publike në epokën digjitale
  • Diplomacia digjitale dhe imazhi ndërkombëtar i vendit
  • Kontrollimi i fakteve në epokën e mediave sociale
  • Ekspozimi mediatik si mundësi e PR-it politik në kohë krize
  • Etika dhe privatësia në epokën e mediave sociale
  • Gazetaria e audiencës vs gazetaria cilësore
  • Senzacioni mediatik në epokën e fake news
  • Bulizmi online

Folës kryesorë

Prof. Dr. Mark DeuzeUniversity of Amsterdam

Living a Good Life in Media

Prof. Dr. Łukasz Tomczyk, Jagiellonian University, Cracow, Poland

Creating false information online about teachers and the digital security of the school ecosystem

KOMITETI SHKENCOR

Assoc. Prof. Dr. Margarita Kefalaki, Open University, Athens

Asoc. Prof. Dr. Hasan Saliu, Kolegji AAB

Dr. Rrapo Zguri, Universiteti i Tiranës

Prof. Asst. Dr. Gazmend Abrashi, Kolegji AAB

Asoc. Prof. Dr. Katerina Spasovska, Western Carolina University, ShBA

Asoc. Prof. Dr. Ramadan Çipuri, Universiteti i Tiranës

KOMITETI ORGANIZUES

Asoc. Prof. Dr. Hasan Saliu, Kolegji AAB

Asoc. Prof. Dr. Ramadan Çipuri

Prof. Asst. Dr. Gazmend Abrashi

Eriona Ajvazi (PhD Candidate)

TË DHËNA ME RËNDËSI

Të drejtë aplikimi kanë të diplomuarit dhe studiuesit në fushat e komunikimeve, gazetarisë, marrëdhënieve publike, shkenca politike, komunikim politik, profesionistë të politikës, gazetarisë, marrëdhënieve publike etj.

Dërgimi i abstrakteve (150-200 fjalë): deri më 20 maj
Dërgimi i përgjigjeve: 5 qershor
Data e konferencës: 14 qershor 2024 (e premte), nga ora 11:00

Abstraktet e pranuara do të publikohen në Librin e abstrakteve me ISBN

Pjesëmarrësit do të marrin certifikata pjesëmarrjeje në konferencë

Pagesa e pjesëmarrjes: falas

Kohëzgjatja e një referuesi: 10-15 min

Email: [email protected]

Pjesëmarrësit do të marrin udhëzime të tjera nëpërmjet emailit për linkun e konferencën (në google meet)

UDHËZIME PËR SHKRIMIN E ABSTRAKTEVE

Titulli i punimit, mundësisht jo më shumë se 12-13 fjalë Titulli, Emër e Mbiemër

Institucioni XY, vendi email: [email protected]

Abstrakt

Abstrakti është kryesisht një paragraf i vetëm i cili përmbledh çështjet thelbësore të një studimi, në 150- 200 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. Hyrje-përshkrim i shkurtër i sfondit të kërkimit; b. Qëllimet: përshkrim i shkurtër çfarë dëshironi të arrini; c. Metodat/procedurat; d. Rezultatet/gjetjet; e. Përfundime/implikime. Të gjitha këto në një tekst harmonik – koherent. Abstrakti është kryesisht një paragraf i vetëm i cili përmbledh çështjet thelbësore të një studimi, në 150-200 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. Hyrje-përshkrim i shkurtër i sfondit të kërkimit; b. Qëllimet: përshkrim i shkurtër çfarë dëshironi të arrini; c. Metodat/procedurat; d. Rezultatet/gjetjet; e. Përfundime/implikime. Të gjitha këto në një tekst harmonik – koherent. Abstrakti është kryesisht një paragraf i vetëm i cili përmbledh çështjet thelbësore të një studimi, në 150-200 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. Hyrje-përshkrim i shkurtër i sfondit të kërkimit; b. Qëllimet: përshkrim i shkurtër çfarë dëshironi të arrini; c. Metodat/procedurat; d. Rezultatet/gjetjet; e. Përfundime/implikime. Të gjitha këto në një tekst harmonik – koherent. Abstrakti është kryesisht një paragraf i vetëm i cili përmbledh çështjet thelbësore të një studimi, në 150-200 fjalë.

Fjalë kyç: rrjete sociale, reklamë, komunikim asiemtrik, media të reja, konsumator. (5-6 fjalë kyç)