Inteligjenca artificiale në epokën e transformimit: mundësitë dhe sfidat

Prishtina: 13.05.2025 - 13.05.2025

Tipi: Konferencë shkencore ndërkombëtare

Organizator:

Kolegji AAB, Prishtinë, Kosovë

Përdorimi i gjerë i teknologjisë digjitale në jetën e përditshme paraqet një kapitull të ri në historinë e njerëzimit (Floridi, 2023), ndërsa Inteligjenca Artificiale (AI) si zhvillimi më i avancuar teknologjik, ka përfshirë thuajse të gjithë sektorët e jetës. Kjo ka lehtësuar dhe komplikuar njëherësh ndëveprimin e njerëzve në shoqëri, duke përfshirë mënyrën se si jetojmë dhe komunikojmë (Yang et al., 2024), mënyrën si konsumojmë (Rust 2020) dhe mënyrën se si organizata konkurron dhe krijon vlerë (Güngör 2020).

Integrimi i AI në media përfaqëson një ndryshim revolucionar, duke mundësuar që përditshëm të prodhohen mijëra informacione anembanë botës (Barrolleta & Sandoval-Martín, 2024; Munoriyarwa et al., 2023). Bizneset po ashtu kanë futur një johuman në komunikim me konsumatorin (AI-në), ndërsa kjo është bërë shqetësuese edhe për akademikët që studiojnë biznesin dhe ekonominë (Davenport et al. 2020; Yang et al., 2024). Ndonëse ligjet dhe standardet janë avancuar, megjithatë ende nuk dimë me saktësi se sa rrezikohen të drejtat e njeriut nga përdorimi i AI në sfera të ndryshme të jetës (Lane, 2023).

Në politikë dhe marketing, lansimi i chatbot-it të inteligjencës artificiale gjeneruese (GAI) dhe rritja e mëvonshme e përdorimit të AI në komunikimin strategjik, krijuan diskutime etike midis praktikuesve dhe studiuesve, si dhe veprime nga shoqatat e industrisë (Germinder & Capizzo, 2024), duke i mundësuar politikës, populistëve dhe demagogëve që edhe më shumë luanë politikë të luajnë me strategjitë e dhelprës (Fuller, 2018; Saliu, 2024).

Teknologjitë dixhitale kanë krijuar gjithashtu sfida të reja. Ato shpesh kurdisen të jenë qëllimisht mashtruese, të nxitura nga motive komerciale ose pasaktësi të tjera (Swire-Thompson & Lazer, 2020). Njerëzit gjithnjë e më shumë e gjejnë ChatGPT-në si këshilltar për shqetësimet e tyre shëndetësore, ndonëse informacionet e marra nga AI ende nuk janë të testuara dhe të qëndrueshme (Nutbeam, 2023).

Duke i bërë makinat të mendojnë si një human, AI ka revolucionarizuar mësimdhënien dhe të nxënit (Looi, 2024). Ne ende nuk mund të themi nëse mësuesit e kopshteve janë të fuqishëm apo janë mediokër kur përballen me fëmijë që përdorin ChatGPT (Su & Yang, 2023), por mund të themi se ChatGPT shpesh mund të jetë një mësues i shkëlqyer matematike (Taani & Alabidi, 2024). Sfidat janë shtuar për mësuesit sepse shpesh është vështirë të thuhet me saktësi nëse nxënësi i ka bërë vetë detyrat, apo i ka ndihmuar inteligjenca artificiale (Atlas, 2023; Shklarski & Ray, 2024). Prandaj, përgatitja për tregun e punës kërkon integrimin e shkrim-leximit të AI dhe aftësive etike të vendimmarrjes, të cilat balancojnë ekspertizën teknike me mendimin kritik (Waring, 2024) në një botë shumë dinamike ku profesione të ndryshme, përfshirë ato në arsimin e lartë, janë në rrezik (Rudolph et al., 2023).

Përveç qëndrimeve pro & contra, si çdo revolucion, edhe ky i katërti industrial, shkakton frikëra për disa profesione. Shoferët e trenave, metrove, përthyesit, mjekët dhe profesione të tjera, druajmë më shumë nga humbja e vendit të tyre punës (Harari, 2016).

Megjithatë, ky përdorim i gjerë i teknologjisë ka lehtësuar njëkohësisht integrimin e shoqërisë, kulturës dhe zhvillimeve teknologjike (Fuchs, 2009). Inteligjenca artificiale si kulmi i zhvillimit teknologjik, mund të shfrytëzohet në mënyrë etike dhe joetike, por ne të gjithë duhet të përpiqemi për një martesë të re midis të gjelbërtës ku jetojmë dhe blusë së teknologjive digjitale ku ndërveprojmë, për një shoqëri më të mirë dhe një biosferë më të shëndetshme (Floridi, 2023).

Prandaj, qëllimi i kësaj konference është që duke shërbyer si një forum ndërkombëtar shkencor, të bëjë bashkë studiues dhe profesionistë të fushave të ndryshme të industrisë, që me qasje ndërdisiplinore të trajtojnë prioritetet dhe sfidat e sotme të përdorimit të AI në jetën e përditshme.

  • Roli i AI në jetën e përditshme
  • Inteligjenca artificiale dhe mediat
  • Biznesi dhe inteligjenca artificiale
  • Sfidat e keqprdorimi i teknologjive
  • AI dhe etika
  • Privacia dhe teknologjia
  • Teknologjia, AI dhe të drejtat njeriut
  • AI në shëndetësi
  • Teknologjia dhe AI: sfidat dhe e ardhmja
  • Arsimi ne epokën e AI dhe ChatGPT
  • Ai dhe përgatitjet profesionale
  • Konkurrenca e AI në profesione
  • Ai dhe sfidat e sigurisë
  • AI dhe luftimi i krimit
  • AI dhe administrata
  • Teknologjia, AI dhe shëndeti mendor
  • AI dhe Sporti
  • AI dhe gjuha
  • AI dhe kultura

Folës kryesor

Prof. Dr. Jürgen Rudolph

Drejtor shkencor dhe mësimor i Kaplan Higher Education Academy, Singapore

Komiteti organizues

  • Prof. Asoc. Dr. Hasan Saliu
  • Prof. Ass. Dr. Venera Llunji
  • Prof. Ass. Dr. Mimoza Kamberi
  • Dekanët e Kolegjit AAB

Komiteti shkencor

  • Prof. Ass. Dr. Fatime Arenliu Qosaj, Kolegji AAB
  • Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi, Kolegji AAB
  • Prof. Assoc. Dr. Bashkim Rrahmani, Kolegji AAB
  • Prof. Ass. Dr. Xhavit Islami, Kolegji AAB
  • Prof. Ass. Dr. Xhavit Rexhaj, Kolegji AAB
  • Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, Kolegji AAB
  • Prof. Ass. Dr. Jusuf Qarkaxhija, Kolegji AAB
  • Prof. Asoc. Dr. Hasan Saliu, Kolegji AAB

Data të rëndësishme:

  • Dërgimi i abstraktit: deri më 30 mars
  • Njoftimi i pranimit/refuzimit të abstraktit: 10 prill
  • Data e Konferencës: 13 maj 2025
  • Pjesëmarrja: Pa pagesë
  • Mënyra e prezantimit: Me pjesëmarrje fizike (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Online (nëpërmjet Google Meet).
  • Publikimi i abstrakteve me ISBN
  • Publikimi i punimit të plotë (pas konferencës) me ISBN
  • Mundësi e publikimit të punimit ne revistën Thesis (sipas kritereve te revistës)

Për të aplikuar për pjesëmarrje në konferencë, ju lutem dërgoni një abstrakt (150-200 fjale) ne email: [email protected]