Transformimet dhe pasojat në shoqëri nga pandemia COVID-19
Prishtinë: 05.09.2020 - 06.09.2020
Tipi: Konferencë shkencore ndërkombëtare
Pandemia Covid-19 ndryshoi pothuajse çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë. Individi u përball me frikën e mbijetesës nga virusi i rrezikshëm. Disa shërbime dhe disa sektorë prodhues u bllokuan, të tjerët u transformuan për t’u përshtatur me mënyrën e re të menaxhimit në kohë pandemie. Arsimi tradicional u transformua dhe u fut online. Komunikimi në shoqëri në sajë të teknologjive u pa më i dobishëm se kurrë më parë.
Edhe frika nga vështirësitë ekonomike-sociale u shtua. Shumë vende të punës u shkurtuan, një pjesë e prodhimit u ndal, disa shërbime u pezulluan. Ekonomistët filluan të ngrisin shqetësimin se situata e krijuar nga pandemia do të ketë pasoja të mëdha me recesione të zgjatura. Por, në anën tjetër, biznesi elektronik mbeti sektori që nuk u godit nga pandemia globale. Përpos të hyrave të shtuara, ky sektor ka filluar të shihet si mjedisi me mundësitë më të mëdha në botë dhe si i vetmi i cili gjeneron punë dhe pagesa në çfarëdo situate krize në botë. Kjo krizë, përpos tjerash, tregoi se interneti është bërë i pazëvendësueshëm në transaksionet dhe punën online, ashtu si edhe programerët, platformat online etj.
Qeveritë dhe sistemet e tyre shëndetësore me qëllim që ta kufizonin dhe luftojnë pandeminë, janë përballur me sfida të vështira, si: (i) ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të parandaluar pandemitë dhe mospërsëritjen e saj, si dhe, (ii) zbatimin e menjëhershëm të mësimeve tashmë të mësuara në rast të shpërthimeve të reja në të ardhmen. Bota u mbyll, ndërsa individi karantinohej imponueshëm gjatë kthimit për në vendin e tij. Liria e lëvizjes dhe të drejtat e njeriut u kufizuan. U shpërfaqën strategji të ndryshme qeveritare në menaxhimin e krizës në botë, por edhe kultura të ndryshme në respektimin e masave qeveritare. Pati vende edhe që rrihnin shkelësit e kufizimit të lëvizjes.
Sistemi i drejtësisë u paralizua dhe shqyrtimet gjyqësore shkuan përtej procedurave të parapara. Administratat kaluan aq sa mundën online. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacia riktheu diskursin e vlerave dhe interesave të ngushta kombëtare. Nuk munguan edhe shpërthime individuale nacionaliste të aktorëve politikë në Europë. Kosova u dëshmua shembull tipik ku politika më pak e kishte prioritet pandeminë dhe më shumë pushtetin.
Përkundër izolimit, frekuenca e komunikimit u shtua. Teknologjia dhe mediat dolën si zbutësit më të mëdhenj të izolimit fizik. U fuqizua edhe më shumë socializimi virtual. Individi i mbyllur u bë konsumator edhe më i madh i mediave, ku nuk mungoi edhe bombardimi me mesazhe e informacione të paverifikuara. Rëndësia e punës së mediave u rrit, por njëherësh disa media u goditën financiarisht edhe nga pasiviti i bizneseve të tjera.
Arsimi u kaloi thuajse plotësisht online. Shkollat, çerdhet e kopshtet si dhe të gjitha institucionet e tjera arsimore u mbyllën. E-learning, distance learnig nuk ishin më koncepte të përdorura vetëm nga disa institucione, por u futën në përdorim masiv. Pati edhe ceremoni diplomimi online. Sfida mbetet se si do të aplikohet në të ardhmen, por edhe cilat janë lëshimet e arritshmërisë dhe humbjet nga ky transformim i imponueshëm e i menjëhershëm.
Por, pandemia bëri që qeliza bazë e shoqërisë, familja, të jetë më e bashkuar se kurrë më parë. Përditshmëria e izoluar dhe frika nga virusi në të njejtën kohë bashkë me shqetësimin për sigurinë sociale, njëherësh shpërfaqi edhe rastet e rritjes së dhunës familjare në disa vende, por me efekte të izoluara edhe në shëndetin mendor.
Sportet dhe aktivitetet e tjera fizike për të forcuar sistemin imunitar të njeriut u transformuan dhe u mbyllën në kushte shtëpiake, ashtu si konsumi i vlerave kulturore e artistike të cilat u konsumuam të mediatizuara. Eksopzitat, koncertet, performanca muzikore, vizita e muzeve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore u transformuan online. U fuqizua turizmi kulturor online. Shijimi estetik dhe ngjallja e emocionave nga ky lloj konsumi, mbetet për t’u diskutuar.
Duke pasur parasysh arsyet e lartpërmendura, qëllimi kryesor i konferencës është që të bëjë bashkë studiues nga fusha dhe vende të ndryshme për të ofruar njohuri shkencore për transformimet dhe pasojat nga pandemia, përmes një trajtimi ndërdisiplinor dhe me qasje të hapur, inovative dhe të shpërndarë gjerësisht.
KOLEGJI AAB NË BASHKËPUNIM ME:
- Instituti per Studime te Arsimit, Universiteti Pedagogjik i Krakovit, Poloni
- Fakulteti i Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë, Universiteti i Sarajevës
- Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës
- Fakulteti Pedagogjik, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”-Manastir, Maqedoni e Veriut
- Universiteti i Inxhinierisë Strukturore dhe Arkitekturës ‘Lyuben Karavelov’, Sofje
- Instituti i Komunikimit të Greqisë, Athinë
Temat kryesore përfshijnë, por nuk janë të kufizuara vetëm në:
- Ekonomi
- Biznes
- Drejtësi
- Arsim
- Sociologji dhe Shkenca Poltike
- Qeverisje, Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Administratë publike
- Informacioni dhe Teknologjia
- Media dhe Komunikim
- Gjuha dhe komunikimi
- Studime Kulturore
- Psikologji
- Shëndeti dhe Mjekësia
- Punë sociale
- Sport
- Studime Urbane
- Art dhe Kulturë
Informacione kryesore:
Pagesa e regjistrimit: FALAS
Mënyra e pjesëmarrjes: Online (Zoom dhe Google meet)
Kohëzgjatja e prezantimit: 15 min. (Mund të përdorni PowerPoint)
Lloji i pjesëmarrjes:
Individual: dërgim i abstraktit 200-250 fjalë në emailin: [email protected]
Grupor: Propozuesi i panelit duhet të dërgojë emrin e tij si drejtues i panelit bashkë me 5-6 abstrakte të pjesëmarrësve që ai i gjen dhe e dërgon panelin e propozuar për miratim në Komiteti shkencor, në emailin: [email protected]
Publikime:
Book of Abstracts;
Audio-vedeo regjistrim i panelit
Book of Proceedings.
Punimet e përzgjedhura (4-7 mijë fjalë) do të publikohen në revistën Thesis pas recensimit sipas kritereve të revistës https://thesis-journal.net/indexed/
Data kryesore:
Dërgimi i abstrakteve individuale: deri 10 qershor
Dërgimi i panelit (me 5-6 abstrakte): 10 qershor
Përgjigjet për miratimin e abstrakteve/panelit: 5 korrik
Konferenca: 5-6 shtator
Dërgimi i punimeve të plota për Proceedings/Revistë: 20 shtator
Folës kryesorë:
Prof. Assoc. Dr. Pierluigi Musaro, University of Bologna
Prof. Assoc. Dr. Derek El Zein, Paris Descartes University, lawyer
Komiteti shkencor:
Prof. Asst. Dr. Lulzim Tafa – AAB College, Kosovo
Prof. Assoc. Dr. Silvia Pezzoli – Universita degli Studi di Firenze, Italy
Dr. Bujar Demjaha – AAB College, Kosovo
Prof. Dr. Lukasz Tomczyk – Pedagogical University of Cracow, Poland
Prof. Assoc. Dr. Letizzia Materassi – University degli Studi di Firenze, Italy
Prof. Dr. Nedžad Korajlić, University of Sarajevo, Bosnia & Hercegovina
Prof. Dr. Ksaenela Sotirovski, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës
Prof. Assoc. Dr. Mark Marku, University of Tirana, Albania
Prof. Dr. Margarita Kefalaki, Communication Institute of Greece, Athens
Prof. Assoc. Dr. Silvana Neshkovska – St. Kliment Ohridski University-Bitola, North Macedonia
Dr. Fatime Qosaj- AAB College, Kosovo
Prof. Asst. Dr. Venera Llunji – AAB College, Kosovo
Prof. Asst. Dr. Shemsedin Vehapi – AAB College
Prof. Assoc. Dr. Mirvan Xhemaili – AAB College, Kosovo
Prof. Asst. Dr. Hasan Saliu – AAB College, Kosovo
Komiteti organizues:
Prof. Asst. Dr. Hasan Saliu
Prof. Asst. Dr. Petrit Bushi
Prof. Asst. Dr. Veton Vula
Prof. Asst. Dr. Jusuf Çarkaxhija
Prof. Asst. Dr. Shaip Bytyqi
Prof. Asst. Dr. Hysen Kasumi
Prof. Asst. Dr. Astrit Kuçi
Prof. Asst. Dr. Fatmir Pireva
Mr. Sci. Dr. Bujar Gjikolli
Dr. Resul Sinani
Dr. Idriz Sopjani
Dr. Aida Alla
Mr. Fitim Aliu
Dr. Naim Telaku