“Konferencë Studentore Ndërkombëtare”

Prishtinë: 25.04.2018 - 25.04.2018

Tipi: Konferencë Ndërkombëtare

Organizator:

Kolegji AAB

Programi shkencor i konferencës përfshin prezantimin gojor ose me poster te hulumtimeve të ndryshme nga studentët e masterit dhe të doktoratës, para një auditori profesional dhe ndërkombëtar. Konferenca do t’i zhvillojë punimet në panele dhe sesione të ndara sipas profilit të abstrakteve të miratuara. Abstraktet do të publikohen në Librin e abstrakteve me ISBN ashtu si dhe punimet e plota.

Qëllimi i këtij eventi, i organizuar nga studentët, është që të nxisë kërkimin shkencor të studentëve, shkëmbimet e përvojave dhe t’u ofrojë studentëve mundësinë për të zgjeruar rrjetin e tyre social dhe shkencor.