Kolegji AAB është pjesë e projektit CreaTech, i financuar nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion, në kuadër të skemës financuese të Horizon Europe të Komisionit Evropian.
Çfarë përfitimesh sjell CreaTech për studentët tanë?
– Përfshirje në programe trajnimi ndërdisiplinore në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes
– Mundësi mentorimi nga ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë të industrisë
– Mbështetje për zhvillimin e ideve të tyre në biznese dhe startup-e
– Pjesëmarrje në laboratorë krijues, akseleratorë dhe rrjete ndërkombëtare
– Aftësi praktike për të udhëhequr ndryshimin në Industritë Kulturore dhe Kreative (CCI)
CreaTech synon të fuqizojë universitetet përmes bashkëpunimit me biznese, institucione kërkimore dhe organizata kreative, duke i përgatitur studentët të bëhen liderë të inovacionit dhe transformimit në sektorë me ndikim të lartë.
Takimi fillestar i projektit u mbajt në Universitetin e Tiranës, bartës i projektit, ku partnerët prezantuan rolet dhe vizionin e përbashkët.
Kjo është një mundësi unike për të gjithë studentët që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ndërtuar karriera moderne dhe të qëndrueshme në një treg global!