Ish-studentja e Fakultetit të Psikologjisë e Kolegjit AAB, Dafina Prokshi, njëherësh edhe themeluese e ‘Parenting Program of Kosovo’ dhe ‘Pro Early Education’, ka mbajtur ligjëratën motivuese: Zhvillimi i Njohurive drejt Aftësimit për Punësim para studentëve të Psikologjisë.
Në këtë mes janë trajtuar çështjet e prioriteteve dhe rëndësia e punëtorive që të frymëzohet eksplorimi i mëtejmë dhe të promovohen praktikat aktuale për një perspektivë sa më të mirë të punësimit.
Ndërsa, studentët tanë ishin edhe përfitues për të ndjekur punëtorinë e radhës në fushën e psikoterapisë.