Në kuadër të të ftuarve në “Alumni Talk” nga Qendra e Karrierës, sot për studentët e Fakultetit Juridik Zyrtarja Ligjore Dafina Ukaj, ndau rrugëtimin e saj profesional pranë Gjykatës Themelore në Pejë dhe atë akademik në Kolegjin AAB.
Dafina nisi rrëfimin e saj nga praktika që kishte zhvilluar si studente, falë bashkëpunimeve të Kolegjit AAB me gjykatat në komuna të ndryshme të Kosovës, deri tek puna aktuale.
Ajo iu bëri thirrje studentëve që të angazhohen maksimalisht drejt qasjeve që ofron Kolegji AAB, si takimet, aktivitetet dhe praktikat profesionale.
“Të merrni pjesë nëpër takime, aktivitete që zhvillohen në AAB sepse do ju shërbejnë si pikënisje drejt orientimit në karrierë dhe do afroheni më shumë drejt profesionit që keni zgjedhur”, tha Dafina ndër të tjera. Gjithashtu shtoi se për të shënuar suksese nevojitet punë e vazhdueshme dhe angazhim, por të gjitha këto mund të arrihen me vetëdëshirën e studentëve për profesionin që kanë zgjedhur.
Studentët përveçse patën rastin të shohin një model suksesi në fushën e drejtësisë, ata parashtruan pyetje për të ftuarën në lidhje me rrugëtimin e deritanishëm.