Dejan Gluvačević nga Universiteti Edward Bernays mban ligjëratë në Fakultetin e Komunikimit Masiv

16 Maj 2024

Studentët e nivelit master të Fakultetit të Komunikimit Masiv, kanë mbajtur ligjëratë me profesorin Dejan Gluvačević nga Universiteti Edward Bernays në Zagreb, si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit që po mbahet në Kolegjin AAB.

Tema e ligjëratës fokusohej në brendingun e një shteti, se si ndikojnë marrëdhëniet publike për ta ndërtuar dhe përmirësuar imazhin dhe reputacionin kudo në botë.

Profesori Gluvačević, gjithashtu realizoi edhe një aktivitet me studentët për të kuptuar më mirë çështjen identitare dhe mënyrën se si përceptohen gjërat ndryshe nga çdo individ.

Studentët ndanë mendimet e tyre për temën e ligjëratës, ndërsa dhanë rekomandimet për rritjen e ndikimit të marrëdhënieve me publikun, në mënyrë që imazhi i vendit të mbetet në nivel çdoherë.

Share: