Për të prezantuar planprogramin e ri për nivelin bachelor të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, me specializim në Inxhinieri Softuerike, është organizuar takim nga dekanati dhe Zyra për Sigurimin e
Cilësisë me studentët e diplomuar.
Takimi ofroi një mundësi që studentët të ndanin opinionet e tyre për ndryshimet e fundit të programit, duke shprehur kënaqësinë ndaj përmirësimeve të bëra dhe ofruar perspektiva të ndryshme që kontribuojnë në zhvillimin e cilësisë së programit.
Organizime të takimeve të tilla theksojnë rëndësinë e dialogut të hapur me ish studentët, në mënyrë që të sigurohet se programi pasqyron nevojat e tyre dhe standardet e larta akademike.