Dekani i Administratës Publike dhe profesori Donat Rexha realizojnë takimet e radhës në Universitetin Masaryk

2 Dhjetor 2023
The Dean of Public Administration and Professor Donat Rexha hold the next meetings at Masaryk University

Vrullim Buja, dekan i Fakultetit të Administratës Publike dhe profesori i Fakultetit Ekonomik Donat Rexha, kanë vazhduar me takimet e radhës bashkëpunuese në Universitetin Masaryk në Çeki.

Njëri prej takimeve u zhvillua me udhëheqësit e Zyrës për Hulumtime dhe Projekte në të cilin u prezantua puna dhe proceset e zhvilluara. Gjithashtu u shkëmbyen ide për bashkëpunim të ndërsjelltë në mes fakulteteve, duke hapur mundësi për Kolegjin AAB të jetë pjesë projekteve hulumtuese si partner.

Ndërsa takimi i radhës është bërë me profesorin Ivan Maly që ligjëron Politikat Publike, i cili pati të ftuar një ligjërues nga Italia që prezantoi disa punime hulumtuese.

Profesori Buja dhe Rexha morën pjesë në këtë sesion ndërsa njoftuan studentët rreth aktiviteteve hulumtuese në Kolegjin AAB dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Share: