Dekani i Fakultetit Juridik ishte pjesë e konferencës shkencore të mbajtur për masakrën e Dubravës

22 Maj 2019

Dekani i Fakultetit Juridik i Kolegjit AAB, prof.dr Veton Vula, mori pjesë në konferencën shkencore të organizuar nga komuna e Gjakovës në jubileun e 20 vjetorit të masakrës së Dubravës.

Dekani Vula gjatë kësaj konference kontribuoi me një fjalim lidhur me masakrën e Dubravës ku mbetën të vrarë 265 persona dhe të plagosur mbi 370 të tjerë.

Dekani falënderoi pjesëmarrësit kryetarin Ardian Gjini si dhe Shoqatën e të Burgosurve politikë për organizimin e kësaj konference tejet të rëndësishme. 

Share: