Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB Fatmir Pireva është takuar me homologun e tij në Universitetin Masaryk Jan Cacek.
Ata biseduan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërsa përmendën edhe organizimin e projekteve të përbashkëta, programeve studimore, konferencave shkencore, angazhimin e profesorëve në ligjërim etj.
Pireva njoftoi të pranishmit në takim për aktivitetet e Kolegjit AAB me theks të veçantë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, ndërsa i dhuroi homologut të tij një fanellë të ekipit përfaqësues të Kolegjit AAB në basketboll.
Cacek falënderoi Pirevën dhe shtoi se do jetë pjesë e organizimeve të tilla bashkë me stafin akademik dhe studentët.
Në këtë takim morën pjesë edhe profesorët Tomas Vencurim dhe Domenik Bukovka nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare.