Dekanja dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale realizojnë vizitë studimore në Universitetin Sakarya në Turqi

13 Maj 2025

Në kuadër të projektit të financuar nga “Sakarya Üniversitesi Türk Dünyasi Uygulama ve Araştirma Merkezi“ përkrahjen e Prof. Dr. Ahmet Vecdi Can dhe Köksal Şahin, si dhe përkrahjen e Kolegjit AAB,  dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Saranda Shatri, dhe Prof. Nalan Kazaz, së bashku me një grup studentësh nga programi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve, realizuan vizitë studimore në Universitetin e Sakaryas, në Turqi.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave akademike dhe profesionale si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve. Gjatë vizitës janë zhvilluar disa takime me përfaqësues të lartë akademikë të Universitetit të Sakaryas, si me prorektorin e Universitetit të Sakaryas, Prof.Dr. Mehmet Bariş Horzum, dekanin e Fakultetit të Edukimit Doç.Dr. Suat Kol si dhe profesorin Mehmet Kaya nga Departamenti i Psikologjisë.

Kjo vizitë studimore përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të përvojës akademike të studentëve dhe thellimit të bashkëpunimit me institucione të njohura ndërkombëtare.

Share: