Bashkëpunimi ndërkombëtar që Kolegji AAB ka ndër vite me institucione prestigjioze përbën një rëndësi të veçantë për studentët dhe stafin akademik. Shumë profesorë janë ftuar të japin ligjërata dhe të prezantojnë në simpoziume të ndryshme shkencore. Falë këtij rrjetizimi, Dr. Aida Alla, dekane e Fakultetit të Gjuhës Angleze, ishte e ftuar si folëse në temën “Linguistic peculiarities of the Albanian persuasive language: the case of Kosovo”, në Konferencën Ndërkombëtare me temën bosht rreth multikulturalizmit, organizuar nga Western Galilee College, Izrael.Prezantimi i prof. Alla kishte të bënte me veçoritë gjuhësore të shqipes në tekstet bindëse, me fokus të veçantë te sloganet. Ndër të tjera, shprehet se ky ishte vetem aktiviteti i parë me këtë kolegj dhe se tashmë po diskutohen aktivitete të tjera të përbashkëta në mirëqenie të studentëve.