Delegacioni nga Universiteti Gazi në Ankara zhvillon vizitë dhe takime në Kolegjin AAB

7 Maj 2025

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërkombëtar, një delegacion nga Universiteti Gazi në Ankara ka vizituar Kolegjin AAB ku zhvilloi takime me rektoratin.

Delegacioni i kryesuar nga rektori Uğur Ünal u mirëprit nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare Venera Llunji, prorektorja për Çështje Akademike dhe Studentore Furtuna Mehmeti, dekani i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore Idriz Sopjani, koordinatorja Teuta Bujupi dhe asistentja e rektorit Gresa Shaqiri.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve brenda kuadrit të programit ERASMUS+, përfshirë shkëmbimet e stafit dhe studentëve, projekte të përbashkëta të ngritjes së kapaciteteve, organizimin e konferencave shkencore, ligjëratave të përbashkëta dhe aktivitete të tjera që synojnë përfitime të ndërsjella për dy institucionet.

Në veçanti, u theksua gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Fakultetit të Shkencave Shëndetësore të Kolegjit AAB dhe fakulteteve përkatëse të Universitetit Gazi në fushat e Infermierisë, Radiologjisë dhe Stomatologjisë.

Për të konkretizuar bashkëpunimin, Kolegji AAB dhe Universiteti Gazi do të nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU), e cila do të shërbejë si bazë institucionale për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Share: