Bleron Azizi, PhD., mësimdhënës në Fakultetin e Stomatologjisë në Kolegjin AAB, së fundmi ka marrë çmimin për disertacionin më të mirë të doktoraturës për vitin 2018, në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Zagrebit.
Punimi i tij i doktoraturës “Vlerësimi i efikasitetit antimikrobial te llojet e ndryshme të terapisë fotodinamike në bakteriet kryesore patogjenike të peri-implantitit në vitro”, është vlerësuar nga ekspertët e kësaj fushe si më i mirë në mesin e shumë hulumtimeve të tjera.
Qëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi i efikasitetit të terapisë fotodinamike antimikrobiale (aPDT) kundër një pezullimi bakterial të përgatitur nga tri lloje të ndryshme bakteriale në implantet dentare të titanit dhe zirkonit dhe për të analizuar ndryshimet e mundshme të sipërfaqeve të implantit si rezultat i aPDT.
Bleron Azizi, studimet doktorale i ka përfunduar në vitin 2018 në Universitetin e Zagrebit, në moshën 28 vjeçare, duke u bërë doktori më i ri i shkencave në këtë fushë.
Ndryshe, Fakulteti i Stomatologjisë në Kolegjin AAB, po shndërrohet ngadalë në sinonim të inovacionit dhe studimeve bashkëkohore me laboratoret e teknologjisë së fundit dhe me stafin më të mirë mësimdhënës.