Dita Botërore e Poezisë – Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB organizon orë letrare

21 Mars 2023
World Poetry Day - Faculty of Social Sciences of AAB College organizes literary classes

Duke theksuar rëndësinë e madhe të poezisë, në një panel të përbërë prej profesorëve Bedri Zymberaj, Naile Demiri dhe Manjolla Lubishtani është organizuar orë letrare nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, në Ditën Botërore të Poezisë. Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Saranda Shatri, tha se qëllimi i këtij organizimi është të nxirret në pah krijimtaria artistike e studentëve. Profesori Bedri Zymberaj, trajtoi temën për poezinë dhe ditën e poezisë, ku përmendi historikun e poezisë shqipe në veçanti, me autorët më të njohur shqiptarë që lanë pas veprat e tyre të cilat kanë kaluar tashmë kufijtë gjuhësor.

Profesoresha Naile Demiri, foli rreth pavdekësisë së letërsisë shqipe krahas letërsisë botërore, ku përmendi disa nga veprat si “Iliada” e “Lahuta e Malcis”, të cilat përfshijnë tema të gjera e të rëndësishme. Ndërsa profesoresha Manjola Lubishtani, për të pranishmit tregoi për rëndësinë e interpretimit të poezisë nga edukatorët te nxënësit, teksa shtoi se ata kanë rol themelor përmes mënyrave efikase të bëjnë nxënësit ta shijojnë atë.

Në fund pati edhe recitime nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, me poezitë e tyre autoriale, por edhe interpretime të poezive nga autorët e njohur shqiptarë.

Share: