KOLEGJI AAB ORGANIZON DISKUTIM NDËRGJEGJËSUES MBI SHËNDETIN MENDOR

10 Tetor 2025

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Fakulteti i Psikologjisë ka mirëpritur nxënësit e British School of Kosova, të cilët morën pjesë në një diskutim joformal mbi rëndësinë e shëndetit mendor.

Nxënësit u angazhuan në biseda rreth shëndetit mendor, si: rëndësia e shprehjes së emocioneve, kujdesi ndaj vetes dhe zhvillimi i strategjive për përballim të stresit, promovimi i respektit dhe empatisë ndaj të tjerëve.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte nxitja e ndërgjegjësimit mbi shëndetin mendor tek të rinjtë, si dhe një mundësi që nxënësit të diskutojnë pyetje të rëndësishme, për të krijuar një hapësirë të sigurt ku ndahen mendimet dhe përvojat personale.

Share: