KOLEGJI AAB SHËNON DITËN BOTËRORE TË USHQIMIT

17 Tetor 2025

Unioni Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, kanë shënuar Ditën Botërore të Ushqimit.

Qëllimi i Ditës Botërore të Ushqimit

Theksi u vendos në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, veprimet për të luftuar urinë dhe kequshqyerjen.

Kontributi për një sistem ushqimor të qëndrueshëm

Në këtë ngjarje morën pjesë dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, studentët, profesorët dhe të ftuar si Albulena Shabani nutricioniste, ku u ndanë ide dhe përvoja se si mund të kontribuohet nga individët dhe komuniteti akademik për ndryshime në sistemin ushqimor.

Rëndësia e aktivitetit

Aktivitete të tilla janë dëshmi e përkushtimit që Kolegji AAB ka për edukim cilësor dhe përfshirje aktive të studentëve në çështje me rëndësi globale.

Share: