Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka organizuar panel diskutimi në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave, si rritje ndërgjegjësimi për rëndësinë e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave në epokën digjitale.
Panelin e udhëhoqi profesori Fehmi Hysenaj, ndërsa morën pjesë edhe ekspertë nga fusha e teknologjisë, të cilët diskutuan sfidat dhe praktikat më të mira në mbrojtjen e të dhënave. Kontribut në këtë panel dhanë edhe profesorët Shpend Lutfiu, Veton Vula dhe Gani Zogaj ndërsa prezantuan kornizat ligjore dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave, sfidat dhe rreziqet në sigurinë e të dhënave, edukimin dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave, etj.
Ky panel u përmbyll me një sesion pyetje – përgjigje, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre dhe folën për strategjitë më efikase që ofrojnë siguri për të dhënat personale.