Fakulteti i Arteve i Kolegjit AAB përmes një aktiviteti tejet të veçantë në Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit, ka vendosur ta shënojë me performancën e studentëve të programit Koreografi.
Gjashtë studentët: Altina Binaku, Lavdije Idrizi, Qëndrim Makolli, Medina Koliqi, Genta Hoxha dhe Ibrahim Tusha, të cilët kanë përgatitur temat e tyre teorike të diplomave, me një performancë impresionuese i mbrojtën ato. Gjithashtu u mbajt edhe programi artistik me performancë duo nga studentët e vitit të dytë të këtij programi, Erna Salihu dhe Enis Mulaku. Ky aktivitet do iu hap rrugë temave praktike e skenike të diplomave të këtyre studentëve, të cilët së shpejti do mbyllin një rrugë themelore akademike, duke i hapur vetes mundësi e rrugë të reja.
Të pranishmit shijuan tërë performancat e studentëve, ndërsa përgëzuan ata për talentin dhe punën e shfaqur.