Me temën “Muzika, Arti dhe Shëndeti Mendor: Si ndihmojnë në arritjen e lumturisë dhe mirëqenies!”, është mbajtur panel diskutimi i organizuar nga Qendra për Karrierë.
Në panel ishin të ftuar: Yllka Abdullahu instruktore e Yogës dhe Terapiste Holistike njëherazi eksperte e mirëqenies përmes praktikave të yogës dhe meditimit; Sheki Useini ekspert i meditimit dhe vetëdijes, trajner dhe themelues i “Akademia e Qetësisë”; Naim Telaku dekan i Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB; ; Arbër Salihu (La Fazani) artist, muzikant dhe krijues i përmbajtjes si dhe një nga figurat më të njohura të humorit dhe artit alternativ në Kosovë.
Secili nga të ftuarit paraqiti këndvështrimin e tyre në lidhje me lumturinë, se si arrihet dhe si duhet ta gjejmë së pari te vetja jonë.
Ky panel nxiti diskutime edhe nga studentët, të cilën parashtruan edhe pyetjet e tyre për temën.