KOLEGJI AAB SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE TË ZEMRËS ME TRYEZË DISKUTIMI

30 Shtator 2025

Më 26 shtator 2025, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore i Kolegjit AAB organizoi një Tryezë Diskutimi me temën “Rritja e rasteve me sëmundje të zemrës tek moshat e reja – parandalimi dhe detektimi i hershëm”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zemrës.

Dekani Prof. Dr. Idriz Sopjani theksoi rëndësinë e edukimit, parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe bashkëpunimit multidisiplinar. Rektori Prof. Dr. Blerim Olluri dhe Pro-Rektorja znj. Venera Llunji mbështetën promovimin e një stili të shëndetshëm të studimit dhe jetesës për studentët dhe komunitetin.

Paneli përfshiu:

Ekspertët diskutuan rëndësinë e aktivitetit fizik, ushqyerjes së shëndetshme dhe menaxhimit të hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare tek të rinjtë. Aktiviteti përfshiu gjithashtu infermierë, studentë dhe profesore, duke zhvilluar një diskutim multidisiplinar mbi parandalimin dhe edukimin shëndetësor.

Tryeza përfundoi me diskutim të hapur dhe rekomandime nga Dekani, duke nxjerrë përfundimet kryesore për veprim të mëtejshëm dhe duke theksuar angazhimin e Kolegjit AAB për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik.

Share: