Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit shënohet me aktivitet sensibilizues në Kolegjin AAB

19 Maj 2025

Studentët e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në bashkëpunim me dekanatin kanë organizuar një aktivitet sensibilizues, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit.

Motoja e këtij aktiviteti ishte “Matni tensionin e gjakut me saktësi, kontrolloni atë, jetoni më gjatë”.

Gjatë aktivitetit shërbimi i matjes së tensionit u ofrua për të gjithë studentët, si masë vetëdijësuese për kujdesin shëndetësor.

Share: