Studentët e Kolegjit AAB pjesëmarrës në DOKUTECH 2025

29 Tetor 2025

Falë bashkëpunimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me organizatorët e DOKUTECH, studentët kanë pasur rastin të ekplorojnë projekte inovative, të lidhen me ekspertë të fushës dhe të frymëzohen nga zhvillimet më të fundit teknologjike, në ngjarjen teknologjike DOKUTECH 2025.

Lidhja me industrinë

Ky aktivitet i ndihmoi studentët të thellojnë njohuritë dhe kreativitetin përmes përvojës reale me industrinë.

Folës të njohur nga fusha e teknologjisë

Një numër i madh i studentëve patën mundësinë të ndjekin fjalime nga personazhe të njohura të fushës së teknologjisë si:  Hanan Elmasu (Green Screen Coalition), Edi Demaj (Kode Labs) dhe Christopher Petrillo (Wikimedia Foundation), si dhe të eksplorojnë projektet më inovative të kompanive pjesëmarrëse.

Ky përjetim i afroi studentët tanë me trendet më të reja në teknologji dhe i frymëzoi të zhvillojnë më tej kreativitetin dhe njohuritë e tyre përmes përvojave reale në industri.

Share: