Profesoresha nga Hungaria zhvillon vizitë akademike në Kolegjin AAB

11 Nëntor 2025

Në kaudër të përkushtimit të institucionit për ndërkombëtarizim dhe ngritje të cilësisë akademike, së fundmi në AAB është mirëpritur Dr. Ágnes Kiricsi, profesoreshë e asociuar në Universitetin Károli Gáspár të Kishës së Reformuar në Hungari, si pjesë e Programit të Mobilitetit për Mësimdhënie Erasmus+.

Bashkëpunimet në kuadër të Erasmus+

Kjo vizitë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve ndëruniversitare dhe në promovimin e shkëmbimeve akademike që fuqizojnë bashkëpunimin ndërkulturor dhe profesional ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë evropiane.

Ligjëratat e mbajtura dhe temat e trajtuara

Ajo gjatë qëndrimit të saj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, zhvilloi një seri ligjëratash për studentët e Gjuhës Angleze.

Dr. Kiricsi solli në Kolegjin AAB një model bashkëkohor të mësimdhënies me studentin në qendër, duke përdorur metoda interaktive që nxisin pjesëmarrjen aktive, mendimin kritik dhe interpretimin analitik të teksteve letrare.

Share: