Dr. Bujar Rushiti, pjesëmarrës në konferencën e 31 “Colloquium on Generative Grammar” në Spanjë

6 Qershor 2022

Dr. Bujar Rushiti, profesor në Fakutetin e Gjuhës Angleze, në Kolegjin AAB, mori pjesë në konferencën e 31 “Colloquium on Generative Grammar”, e organizuar nga Universiteti “Baleraic Islands” në Palma de Mallorca, Spanjë. Kjo konferencë organizohet çdo vit në Spanjë, Francë ose Portugali ku studiues të ndryshëm prezantojne çështjet më të fundit rreth sintaksës, semantikës dhe fonologjisë së gjuhëve të ndryshme brenda shkollës Gjenerative të Gjuhësisë. Tema e prof. Bujar ishte rreth rolit të nyjës së shquar në formimin dhe intepretimin e sipërorës së gjuhës shqipe.

Share: