Profesori i Fakultetit të Gjuhës Angleze, Dr. Fatmir Ramadani, me ftesë të CIAS (Qendrës për Studime Inter – Amerikane), ishte pjesë e simpoziumit interdisiplinar të Universitetit të Graz në Austri. Ai prezantoi temën “Stories of Female Travelers Edith Durham and Rose Wilder Lane”.
Tema e tij kishte të bënte me dy udhëtare, njëra nga Britania dhe tjetra nga Amerika, të cilat e vizituan dhe eksploruan Shqipërinë dhe Kosovën gjatë dy dekadave të para të shekullit XX. Ato lanë pas dëshmi të këtyre vizitave me shkrimin e librave të ndryshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, strukturën e tyre shoqërore, jetën, kulturën, traditat dhe zakonet.
Në fund të ligjëratës, Ramadani u certifikua nga ky universitet për temën dhe pjesëmarrjen në këtë simpozium.