Drejtoresha e QKSGJ mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik

27 Dhjetor 2022

“Integrimi Evropian dhe Barazia Gjinore”, ishte tema e ligjëratës së mbajtur nga Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli. Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të lëndës “Impakti i Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës”, që është pjesë e projektit Erasmus të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB.

Studentët pjesëmarrës shfaqën interesim për temën e trajtuar, duke dëgjuar shembuj të barazisë gjinore dhe statistikave nga vendet evropiane por edhe në Kosovë.

Share: