Drejtori i “Humanitarian Law Center” Bekim Blakaj mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

8 Nëntor 2024

“Drejtësia Tranzicionale në Kosovë” ishte tema e ligjëratës të mbajtur nga drejtori i “Humanitarian Law Center” Bekim Blakaj për studentët e Kolegjit AAB.

Në këtë ligjëratë studentët patën rastin të informohen rreth kësaj forme të aplikimit të drejtësisë, shtyllat e saj që përfshijnë të drejtën për drejtësi, të drejtën për të ditur, reperacionet ndaj viktimave, reformat institucionale si dhe përpjekjet e saj të deritanishme.

Blakaj, ndau me studentët raste të krimeve të luftës në Kosovë dhe se si duhet të veproj drejtësia ndaj të dyshuarve për këto vepra.

Ligjërata u mbajt në kuadër të aktiviteteve sipas projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë”, financuar nga programi Erasmus+ Jean Monnet Actions.

Studentët parashtruan pyetje për të ftuarin të cilat ndërlidheshin me temën e ligjëratës dhe rolin e organizatës “Humanitarian Law Center” në drejtësinë tranzicionale.

Share: