Drejtori i Zyrës së Financave në Universitetit İstanbul Esenyurt, Ahmet Kızkapan, ka zhvilluar disa takime në Kolegjin AAB si pjesë e shkëmbimit të stafit në kuadër të programit Erasmus+. z.Kızkapan, u mirëprit në takim nga profesori Engin Melekoglu, prorektorja Venera Llunji, stafi menaxherial i PriBank, drejtoresha e Zyrës së Projekteve Ilirjana Geci dhe zyrtarët Erëza Mehmeti, Fidan Qerimi.
Në këto takime u fol për tema të shumta që ndërlidhen kryesisht me studentët, projektet e ndryshme, shkëmbimet studentore dhe të stafit, bashkëpunimet me institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit, etj.