Me titullin “Informimi, media dhe e vërteta në epokën e pas së vërtetës dhe intelegjencës artificiale”, në Kolegjin AAB do mbahet konferenca shkencore e Fakultetit të Komunikimit Masiv, ku folësit kryesorë do jenë personalitetet më të rëndësishme në fushën e komunikimeve në mbarë botën.
Mark Deuze, një ndër autoritetet më eminente shkencore në botë në fushën e mediave dhe komunikimeve, është njëri ndër folësit kryesorë të kësaj konference. Ai do të flasë për gjetjet e tij të fundit shkencore të përfshira në librin “Life in Media: A Global Introduction to Media Studies”.
Përveç Deuze, si folës kryesor në këtë konferencë është edhe profesori Lukasz Tomczyk, i ranguar në mesin e shkencëtarëve më me ndikim në botë, i cili do të trajtojë temën për “Krijimin e informacionit të rremë në internet për mësuesit dhe sigurinë dixhitale të ekosistemit të shkollës”.