Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Rilind Sejfijaj dhe Ferdinand Prekaj pas studimeve cilësore të marra në Kolegjin AAB, kanë arritur që të krijojnë kompaninë e tyre për zhvillimin e softuerit “RIFERD”.
Më këtë rast, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, prof.dr. Jusuf Qarkaxhija tregon se studentët tashmë kanë filluar angazhimet e tyre në zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme dhe së shpejti do të fillojnë edhe zgjerimin e kompanisë së tyre, ai gjithashtu përgëzoi studentët për punën e realizuar deri më tani.
“Rilindi dhe Ferdinandi deri tani kanë qenë pjesëmarrës në shumë projekte dhe punë praktike që janë zhvilluar si brenda Fakultetit të Shkencave Kompjuterike si dhe në organizata të ndryshme me të cilat fakulteti ka bashkëpunim. Përgëzoj studentët për punën e bërë dhe shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi për ta”, u shpreh dekani Qarkaxhija.
Studentët falënderuan Kolegjin AAB për kontributin e dhënë gjatë studimeve dhe thanë se janë tejet falënderues ndaj stafit të Shkencave Kompjuterike, të cilët sipas tyre pa asnjë hezitim ndihmuan ata në avancimin e mëtejmë për krijimin e kompanisë së tyre private.