Dy studentët e Kolegjit AAB fillojnë punën praktike në fushën e sigurisë kibernetike në Qeverinë e Kosovës

27 Shkurt 2024

Dy studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Enkel Hoxha dhe Shqipëron Bacaliu kanë filluar punën praktike në fushën e sigurisë kibernetike në Qeverinë e Kosovës, të mbikëqyrur nga profesori Gani Zogaj.

Kjo praktikë për Enkelin dhe Shqipëronin nënkupton aplikimin e njohurive teorike të fituara deri tani në situata reale. Gjithashtu kjo iu mundëson të ndjekin zhvillimet aktuale në sigurinë kibernetike dhe të zhvillojnë aftësi të nevojshme për të identifikuar, parandaluar dhe trajtuar sulme të mundshme në këtë fushë.

Përvoja të tilla ndihmojnë në sigurimin e një baze të qëndrueshme për të ardhmen në sigurinë kibernetike, si dhe për të kontribuar në mbrojtjen e informacionit të rëndësishëm në shoqërinë digjitale.

Share: