Dy studentët e Kolegjit AAB Gjakovë angazhohen me punë praktike në Raiffeisen Bank

12 Korrik 2023
The two students of AAB College Gjakovë engage in practical work at Raiffeisen Bank

Rolinda Salcaj dhe Jon Pecmarkaj studentë të degës së Kolegjit AAB në Gjakovë nga Fakulteti Ekonomik, menjëherë pas përfundimit të studimeve kanë filluar që të jenë të qasshëm në tregun e punës, falë aftësive dhe përgatitjeve që zotërojnë.

Tashmë të dy kanë filluar punën praktike në Raiffeisen Bank e cila do jetë një ndihmë e madhe për bagazhin e tyre profesional të së ardhmes.

Rolinda dhe Joni u shprehën falënderues ndaj Kolegjit AAB për angazhimin gjatë studimeve dhe promovimin që u bëjnë studentëve, ndërsa vlerësuan edhe mundësinë e dhënë nga Raiffeisen Bank.

Share: