Dy studentet e zellshme Qëndresa Selimi dhe Arlinda Tahiri Bajqinca nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB janë punësuar si edukatore në kopshtin “Bardha”. Përmes praktikës që ofron Kolegji AAB në institucionet e shumta arsimore që për vite të tëra ka si partner, është një nga alternativat kyçe që studentët të punësohen dhe të zhvillohen profesionalisht.
Studentet u shprehën falënderuese ndaj Kolegjit AAB duke thënë se falë paneleve të shumta të diskutimeve që kanë mbajtur gjatë kohës së studimeve arritën të takojnë punëdhënësin e tyre.
“Jemi mirënjohëse për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të cilën e kemi çdoherë të garantuar nga Kolegji AAB”, thanë ato ndër të tjera.