Dy zyrtaret e Kolegjit AAB marrin pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit në Çeki

12 Qershor 2023
The two officers of the AAB College participate in the International Staff Week in the Czech Republic

Në vazhdën e shkëmbimit të stafit falë bashkëpunimit që gëzon Kolegji AAB me institucione në mbarë botën, zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte Erëza Mehmeti si dhe zyrtarja për projekte Qëndresa Kukaj të Kolegjit AAB, ishin pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit në Masaryk University – Çeki. Gjatë kësaj jave morën pjesë 40 personel akademik dhe administrativ nga universitete të ndryshme evropiane, ku u trajtuan tema si: zhvillimet e arsimit të lartë në përputhje me objektivat për zhvillim të qëndrueshëm (SDG), shkëbimi i stafit dhe studentëve, gjithëpërfëshirja, zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve etj.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit u zhvilluan edhe vizita në laboratorin simulues që është më i madhi në Evropën Qendrore, gjithashtu edhe vizita tjera në vendet kulturore të cilat mundësuan shkëmbimin e praktikave dhe rrjetëzimin e stafit.

Share: