Edhe një sukses tjetër i Fakultetit të Infermerisë – AAB i vetmi pjesëmarrës nga Kosova në “Rrjetin Evropian të Moduleve për Infermieri”

26 Prill 2018

Kolegji AAB është i vetmi institucion nga Kosova i cili po merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në takimin e menaxhmentit të Rrjetit Evropian të Moduleve për Infermieri, në Bern të Zvicrës.  

Kolegjin AAB në këtë takim po e përfaqësojnë prof. Shqipe Tahiri dhe prof. Anila Gashi-Jashari. Ato theksuan se ky takim po iu ndihmon që të krijojnë kontakte edhe me universitetet e vendeve të tjera, ku pjesëmarrës janë gjithsej 32 shtete nga Evropa.

Prof. Shqipe Tahiri tha se së shpejti do të ketë shkëmbim të studentëve dhe të stafit në të gjitha vendet anëtare në këtë takim si: Anglia, Sllovenia, Gjermania, Austria, Zvicra, Finlanda, Holanda, Suedia etj..

Fakulteti i Infermerisë i Kolegjit AAB, tashmë është anëtarësuar në disa rrjete të rëndësishme evropiane të profesionistëve të kësaj fushe, ndërsa ka arritur marrëveshje edhe me shumë institucione nga Gjermania, Anglia e Sllovenia.

Share: